Lajme

Sugareski: Në Maqedoni nuk do të ndërtohen as banesa, as kampe për emigrantët

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 29 August 2017

Në Maqedoni nuk do të ndërtohen as banesa, as kampe për emigrantët, këto pohime janë vetëm në fushatën e OBRM-PDUKM-së, tha në një intervistë për “Publikum” ministri i Lidhjes dhe Transportit, Goran Sugareski.

“Këto mashtrime dhe manupulime kanë për qëllim defokusimin e opinionit nga faktet që dalin nga 11 vite qeverisje kriminale të Nikolla Gruevskit dhe OBRM-PDUKM-së”, thotë Sugareski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen rreth burimeve financiare me të cilat do të ndërtohet hekurudha drej Bullgarisë, Sugareski theksoi se në samitin në Trieste Maqedonia ka fituar mjete të pakthyeshme, grant me vlerë prej 70 milion eurove për ndërtimin e hekurudhës.

-Advertisement-

Ai shtoi se në samitin në Trieste janë marrë vesh që edhe Bullgaria do ta ndërtojë hekurudhën në territorin e saj me mjete nga BE-ja./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera