Lajme

Suedia shpreh interesim për investime në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 23 January 2018

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Rejhan Vuniqi, është takuar sot me një delegacion të Qeverisë suedeze të udhëhequr nga zëvendësministri për BE dhe Tregti në Ministrinë e Jashtme të Suedisë, Oscar Stenstrom.

Në takimin në të cilin ka marrë pjesë edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, është folur për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, siç thuhet në njoftimin zyrtar të MPJ-së.

Në njoftim theksohet se pala kosovare i ka paraqitur delegacionit suedez mundësitë e investimeve në Kosovë, mundësitë e të bërit biznes, burimet natyrore që posedon vendi, si dhe në veçanti për mundësitë në investime në fushën e industrisë së përpunimit të drurit.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, delegacioni suedez, sipas njoftimit, ka shprehur interesim për të shikuar mundësitë e investimeve dhe bashkëpunim ekonomik në të ardhmen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera