Suedia regjistron muajin më vdekjeprurës në gati 30 vjet
Autori: Gazeta inFokus 06:49 | 19 May 2020
Suedia – qasja më e butë e së cilës ndaj pandemisë së koronavirusit ka tërhequr vëmendje në gjithë botën – ka regjistruar në prill muajin më vdekjeprurës në gati tri dekada.
Suedia nuk ka ndërmarrë masa të ashpra kundër koronavirusit, të tilla si vendet e tjera në Evropë.
Ajo i ka mbajtur hapur shollat për fëmijët nën 16 vjeç, ashtu si edhe kafiteritë, baret, restorantet dhe bizneset. Autoritetet, ndërkaq, u kanë bërë thirrje njerëzve që të respektojnë udhëzimet për distancim fizik. Zyra e Statistikave e Suedisë tha të hënën se 10,458 njerëz kanë humbur jetën në prill. “Duhet të kthehemi prapa në dhjetor të vitit 1993, kur janë regjistruar më shumë të vdekur në një muaj të vetëm”, tha përmes një deklarate Tomas Johansson, nga Zyra e Statistikave.
Në total, 97,008 vdekje janë regjistruar në Suedi gjatë tërë vitit 1993, i cili, nga ana tjetër, ka qenë edhe viti më vdekjeprurës që nga 1918-ta, kur pandemia e gripit spanjoll e ka shkatërruar këtë vend. Johansson tha për AFP-në se nuk ka pasur ndonjë shkaktar zyrtar që ka shpjeguar numrin e lartë të vdekjeve në dhjetor të vitit 1993, por shtoi se në atë kohë ka qenë një epidemi gripi.
Qasja suedeze ndaj koronavisrusit është kritikuar brenda dhe jashtë vendit, veçanërisht pasi numri i viktimave i ka tejkaluar ato në vendet fqinje nordike, të cilat kanë vendosur masa më të ashpra të kontrollit. Të hënën, Suedia tha se ka konfirmuar 30,377 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 3,698 viktima./REL
Të tjera
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...