Sport

Suedia publikon formacionin zyrtar ndaj Kosovës një ditë përpara ndeshjes!

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 11 January 2020

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë të dielën një ndeshje miqësore me Suedinë në Doha të Katarit me fillim nga ora 15:45 [sipas kohës tonë lokale].

Dueli ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve do të zhvillohet me futbollistë të cilët luajnë në kampionatet respektive.

Një ditë para ndeshjes në “Al Ahli Stadium”, është bërë i ditur edhe formacioni startues i Suedisë për përballjen me Kosovën.

-Advertisement-

Si shkruan “Kosovans Abroad”, trajneri Janne Andersson, Suedia do të luajë me këtë 11-she nesër:

“Isak Pettersson – Simon Sandberg, Kristopher Da Graca, Jacob Une Larsson, Adam Andersson – Alexander Kacaniklic, August Erlingmark, Anton Salétros, Muamer Tankovic – Robin Söder, Simon Hedlund”.

Nga ana tjetër, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka ftuar 13 futbollistë nga Superliga e Kosovës për ndeshjen e nesërme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera