Lajme

Suedia pregaditet për sistemin e ri antiraketor

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 23 September 2017

Sipas gazetës Dagens Industri, Suedia është duke pregaditur për sistemin Patriot, ngase vlerësohet se raketat Patriot PAC-3 do të mund të ndalonte balistikën ruse raketat Iskander, të cilat janë të vendosura në Kaliningrad që mund të arrijnë deri në Suedi.

Sipas Dagens Industri ka mundësi që Suedia të pajiset me sistemin Patriot të raketave Sky Ceptor, të cilat janë version i ri i prodhimit izraelit, David’s Sling.

Po sipas kësaj gazete, pa këtë lloj sistem raketash, Suedia nuk do të mund të mbrohej nga raketat balistike ruse Iskander, transmeton RTK.

-Advertisement-

Sipas ekspertit të mbrojtjes, kolonel Ahti Lappi, Suedia ka mundësi të pajiset me sistemin raketor nga Izraeli për t’u mbrojtur nga sistemi raketor rus Iskander.

Tutje, ai theksoi se Finlanda nuk ka sistem të tillë mbrojtës nga raketat balistike ruse Iskander.

Këto lloj raketash janë të instaluara edhe në Petersburg dhe mund të kalojnë deri në 400 km largësi.

Kërcënim i tillë ndaj Finlandës  është ditur prej kohësh, por që nuk është marrë asnjë masë për këtë.

Për dallim nga Finlanda, Suedia është treguar më e shpejtë në këtë drejtim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera