Suedia ofron mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Autori: Gazeta inFokus
14:51 | 27 March 2023
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, priti të hënën në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. Aty u konfirmua mbështetja e Suedisë ndaj Kosovës në proceset euro-integruese, veçmas në anëtarësimin në Këshill të Evropës.
Derisa u bë e ditur se kompania suedeze e veturave Volvo pritet të hap së shpejti degën e saj në Kosovë.
Pas takimit me ambasadorin Westerlund, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Arbëreshë Hyseni-Kryeziu, në një konferencë për medie, tha se Suedia e cila udhëheq me Këshillin e Bashkimit Evropian, po punon edhe për shqyrtimin e aplikacionit të Kosovës për marrjen e statusit vend kandidat për anëtarësim në BE.
“Me ambasadorin Westerlund folëm specifikisht për proceset integruese në për të cilat po kalon Kosova dhe atë që Suedia po bën gjatë këtyre muajve kur edhe po udhëheq me presidencën e Bashkimit Evropian. Sigurisht ka mundësi që nga afër të diskutojë qoftë me pesë vendet jonjohëse apo me vendet të tjera që janë të përfshira në proceset integruese, në të cilat është e përfshirë edhe Republika e Kosovës. Këtë po e bën dhe po e mbështetë jashtëzakonisht shumë shtetin tonë. Ne kemi parë se Suedia publikisht dhe hapur e ka ofruar mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe ka pranuar edhe aplikacionin për anëtarësim në Bashkim Evropian. Këtu pozicioni i tyre mbetet pak më i mbyllur për shkak të faktit se ata po udhëheqin me presidencën, jo se ata janë kundër apo kanë vërejtje për këtë çështje”, tha ajo.
Krahas kësaj, Kryeziu-Hyseni, bëri të ditur se ambasadori Westerlund, iu ka konfirmuar se shumë shpejtë kompania Volvo do të hap degën e saj më të re në Kosovë.
“Po punohet jashtëzakonisht shumë që të sjellën investitor të huaj, më specifikisht nga Suedia në Republikën e Kosovës. Me sa duket na u tha se jo shumë larg do të shkojë prej kur Volvo do të hap degën e saj më të re këtu në Kosovë. Jo vetëm Volvo, kemi edhe dy kompani të rëndësishme që tashmë kanë hapur bizneset e tyre”, tha ai.
Në anën tjetër, ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund nuk pranoi të prononcohet para mediave në lidhje me këtë takim.

Të tjera
-
Forcat Ajrore të ShBA-së mohojnë se droni AI ka sulmuar operatorin në provë
Një kolonel i Forcave Ajrore të ShBA-së “ka folur keq” kur përshkroi një ...
-
Tahiri-Avdylit: Reagim për keqardhje
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka reaguar deputet...
-
Lajçak dhe Escobar javën e ardhshme në Kosovë e Serbi
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav...
-
146 staf i UNI-Universum International College ligjërojnë dhe trajnohen në Universitete Evropiane
UNI- Universum International College po vendos Kosovën në hartën e botës. Ndë...
-
Osmani: Zgjedhjet në veri mund të mbahen
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë detaje për takimin që kishte me ...
-
Senatori Murphy i bën publike kërkesat amerikane për Kosovën e Serbinë
Senatori amerikan, Chris Murphy i cili ka qenë para pak ditësh në Kosovë ka r...
-
ZPS ndaj mbrojtjes së Thaçit: Deklaratat e Pallaskës, sipas çdo standardi me vetëdije ishin të rreme ose mashtruese
Në kundërpërgjigjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) ndaj përgjigj...
-
Osmani uron Italinë për Ditën e Republikës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar homologun e saj italian Sergi...
-
Dreshaj-qeverisë: Kosova është amanet, për të është derdhur gjak, ju lutem kthjellohuni
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, në fjalën e tij të mbajtur në Kuvend ...
-
Bombardimet ruse në Ukrainën jugore, humbin jetën dy gra
Dy gra janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në një sulm rus në rajon...
-
I përmendi me emra, Lista Srpska i reagon Kurtit: Po akuzon serbë të ndershëm
Subjekti politik serb në Kosovë, Lista Serbe, ka reaguar ndaj fjalimit të kry...
-
GAP: Bie numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme
Instituti GAP ka publikuar statistikat të cilat thonë se numri i nxënësve në ...