Sport

Suedia mposht me penallti Korenë e Jugut

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 18 June 2018

Një penallti e konvertuar në gol nga ana e kapitenit suedez Granqvist ka mjaftuar për nordikët që të marrin 3 pikët maksimale nga përballja e parë në Botërorin e Rusisë përballë Koresë së Jugut.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 66, ndërsa loja, edhe pse me shumë duele fizike dhe me përpjekje të mëtejshme për të ndryshuar rezultatin, nuk shkoi më shumë sesa thjesht disa minuta dramatike të fundit, me koreano-jugorët që tentuan me ç’të mundnin të shënonin golin e barazimit.

Suedia merr kështu 3 pikë të arta, që i vendos ata në kuotë të barabartë me Meksikën, në grupin e vështirë ku Gjermania dhe Koreja e Jugut mbeten në kuotën e zero pikëve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera