Lajme

Suedia i kërkon Kosovës përfshirjen e grave në grupin negociator

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 18 December 2018

Përfaqësuesi i Suedisë në Këshillin e Sigurisë të OKB-së ka shprehur përkrahje për Ekipin Negociator të Kosovës për dialog me Serbinë.

Ai ka inkurajuar që në këtë ekip të bashkohen edhe gratë, përfshirë ato nga shoqëria civile, transmeton Gazeta inFokus.

Përfaqësuesi i Suedisë ka thënë se çështja e formimit të Ushtrisë së Kosovës është çështje e shtetit të Kosovës, ndërsa u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të vazhdojnë dialogun, pasi kjo është me rëndësi edhe për sigurinë e rajonit.

-Advertisement-

Gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, diplomati suedez bëri thirrje që formimi i ushtrisë së Kosovës në vjetët e ardhshme të jetë transparent, ndërsa shtoi se bashkësia ndërkombëtare duhet të fokusohet në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse në këtë proces.

Ai tha se veprimet e fundit të Kosovës dhe Serbisë nuk ishin të duhura, dhe bëri thirrje që dialogu të vazhdojë pasi është me rëndësi për sigurinë e rajonit.

“E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në BE dhe mesazhi ynë është që Prishtina dhe Beogradi të tregohen konstruktive në dialog”, pohoi ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera