Lajme

Suedia do ta ketë prioritet promovimin e komuniteteve jo shumicë në Kosovë, gjatë kryesimit të OSBE-së

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 21 January 2021

Suedia do ta përkrahë Kosovën në fusha të ndryshme, kur prioritet do të jetë promovimi i komuniteteve jo shumicë, gjatë kryesimit të OSBE-së në vitin 2021.

Në një konferencën shtypi, ambasadorja e Suedisë në Kosovës, Karin Hernmarck, dhe ushtruesi i detyrës i shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wehl, ku kanë prezantuar prioritetet e tyre, u tha se do të kontribuojnë në zgjidhjen e konflikteve.

Luftimi i terrorizimit, krizat politike, barazia gjinore, çështjet klimatike do të jenë disa nga prioritet e Suedisë si kryesuese e OSBE-së raporton EO.

Ambasadorja suedeze, Karin Hernmarck, ka thënë se  Suedia do të marrë përsipër gjëra të rëndësishme dhe do të kontribuojë në zgjidhjen e konflikteve.

-Advertisement-

“Bota ka ndërruar shumë që nga  viti 1975, por ende ka konflikte dhe ka kriza politike që na sfidojnë ne,  së bashku dhe kemi kërcënime përfshirë terrorizmin dhe krimet kibernetike. Pandemia ka rënduar këtë situatë edhe më tej dhe këto mund të zgjidhen vetëm me bashkëpunim ndërkombëtar, Suedia do të  marrë përsipër gjëra të rëndësishme dhe do të kontribuojë më zgjidhjen e konflikteve. Suedia ka nderin që të marrë përsipër kryesimin më vitin 2021, ndryshimi klimatik paraqet kërcënim dhe progresi në barazinë gjinore është i ngadaltë. Suedia do të përpiqet të jetë shtet konstruktiv dhe përfshirës”, tha ajo.

Ushtruesi i detyrës i shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl, ka theksuar se misioni do të mbështesë rishikimin e terrorizmit dhe rreziqeve të tjera në nivel vendi.

Ai ka shtuar se prioritet do të jetë promovimi i komuniteteve jo shumicë në Kosovë.

“Duke para planin për vitin 2021 ne kemi marrë parasysh prioritetet e kryesisë, kemi marrë parasysh edhe nevojat e përfituesve tanë. Misioni do ta mbështesë edhe rishikimin kyç atë të terrorizmit dhe rreziqeve të tjera. Ne do të organizojmë edhe trajnime të hetuesve dhe do të mbështesim institucionet në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë gjykimet penale dhe prioritet do të jetë promovimi i komuniteteve jo shumicë dhe do ta mbështesim Kosovën, tha ai

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera