Suedi, njerëz të maskuar djegin afro 100 makina – VIDEO
Autori: Gazeta inFokus
14:31 | 14 August 2018
Në qytete të ndryshme të Suedisë nga persona të maskuar janë djegur 97 automjete, Sipas lajmit të televizionit shtetëror SVT të Suedisë mësohet se në rajonet Frolunda dhe Hjallbo të qytetit Goteborg janë djegur 80 automjete, në rajonin Skarhalmen të kryeqytetit Stockholm 7, në qytetin Uppsala 6, në Malmo dhe Helsingborg nga 2 automjete.Claes Dahlstrom, nga drejtoria e policisë së Goteborg duke folur për SVT tha se për shkak të ngjarjeve të zjarrvenieve janë dërguar përforcime të shumta policore dhe mjete të zjarrfikëseve.
Duke bërë të ditur se automjetet janë djegur nga të rinj të maskuar, Dahlstrom u shpreh se pranë mjeteve kanë gjetur gurë dhe lëndë të gatshme për të shpërthyer.
Ai ka theksuar se nga ngjarjet nuk ka të plagosur dhe se kanë nisur operacionet për të kapur agresorët.
Ndërkohë, kryeministri Stefan Löfven ka shprehur keqardhje për ngjarjet. “Keni djegur të ardhmen tuaj. Keni djegur të ardhmen e familjeve tuaja dhe të të gjithë fqinjëve tuaj. Populli duhet të reagojë ndaj kësaj dhe nuk duhet të lejojë ngjarje të tilla”, tha Löfven.
Më tej Lofven ka shtuar se ngjarjet e zjarrvënieve në qytete të ndryshme mund të jenë një sulm i organizuar.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...





























