Sport

Suedi – Kosovë, kjo skuadër është favorite sipas bastoreve

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 12 January 2020

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot do ta zhvillojë ndeshjen e parë për vitin 2020, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ takohen me Suedinë në një ndeshje miqësore që do të zhvillohet në Doha të Katarit.

Kjo miqësore nisë nga ora 15:45 (sipas kohës tonë lokale) dhe transmetohet drejtpërsëdrejti në RTK.

-Advertisement-

Kjo ndeshje luksi gjendet edhe në bastore.

Kompania e njohur e basteve ‘bet365’ e ka cilësuar favorit absolut Suedinë.

Fitorja e suedezëve vlerësohet me kuotën 1.44. Barazimi vlerësohet me 4, kurse fitoja e Kosovës me 6.50.

Ndryshe, të dy kombëtarët do të luajnë me formacionet e dyta, pasi kjo ndeshje nuk është në kalendarin e ndeshjeve zyrtare dhe shumica e futbollistëve janë duke luajtur me skuadrat e tyre nëpër kampionatet përkatëse./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera