Suedi, ezani lejohet me altoparlant në pesë kohët e namazit
Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 18 November 2017
Lejohet këndimi i ezanit me altoparlant në pesë kohët e namazit në xhaminë me minare të Shoqatës Kulturore Islame që i përket boshnjakëve në qytetin Karlskrona, në rajonin Blekinge të Suedisë. Personat e ardhur në xhami para xhumasë kanë dëgjuar të përlotur teksa ezanin e parë me altoparlant e ka kënduar përpara namazit të xhumasë kryetari i Shoqatës Kulturore Islame, Abdulrahman Tamarji, raporton (AA).
Në një deklaratë për AA, Tamarji, tha se në Suedi kanë marrë leje për herë të parë për këndimin e ezanit me altoparlant në pesë kohët e namazit, por se aktualisht këtë leje do ta përdorin vetëm para namazit të xhumasë.
“Lejen për ezanin do ta përdorim para namazit të xhumasë vetëm një herë në javë. Për shkak se xhamia jonë ndodhet brenda lagjes nuk e di se çfarë reagimesh do të marrim. Mendojmë që me kalimin e kohës të bëjmë vlerësimet dhe të veprojmë sipas saj. Nderi i këndimit të ezanit me altoparlant më takoi mua. Jam shumë i emocionuar dhe i ngazëllyer”, është shprehur ndër të tjera Tamarji.
Duke theksuar se në rajonin Belkinge të Suedisë për herë të parë ka një xhami me minare, Tamarji ka theksuar se 5 vite më parë aplikuan për ndërtimin e minares në bashki dhe se leja e ndërtimit doli 50 ditë më parë. Duke rikujtuar se minaren e kanë ndërtuar brenda një muaji, Tamarji ka nënvizuar se minaren e kanë dizajnuar plotësisht sipas stilit osman.
Ezani i parë me altoparlant në Suedi u këndua katër vite më parë në xhaminë Fittja Ulu të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), e cila ndodhet në lagjen Fittja në rajonin Botkyrka në Stockholm. Në xhami që prej vitit 2013 këndohet ezani me altoparlant para namazit të xhumasë.
Të tjera
-
Vdes babai i ish-deputetes Besa Gaxherri
Ka ndërruar jetë Sadri Zeka, babai i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Be...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
Mësohet se një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova është zgjuar nga koma pas dis...
-
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jetë e përgatitur për këtë
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për median zviceran, NNZ, tha se K...
-
“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost” – Babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
“Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost”? Kët...
-
Ish-anëtari: Grupi i Osmanit në ‘Guxo’ në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Ish-anëtari i Listës Guxo, Valton Dërguti, ka thënë se pas votimit të Buxheti...
-
Për tri vjet rreth 500 raste të futjes së drọgës nëpër burgjet e Kosovës
Dhjetëra persona me varësi nga droga në Kosovë. Por kjo dukuri nuk po i mb...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...