Lajme

Subvencionimi i librave, Haxhiu: Sivjet 15 milionë ë shumë

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 15 August 2024

Zëvendëskryetari i Komisionit Hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore, Ardian Kastrati, dhe Bekim Haxhiu, anëtar i këtij komisioni, në një konferencë për medie kanë kritikuar vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, për subvencionimin e librave shkollorë për nxënësit.

Kastrati, me këtë rast ka akuzuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për keqpërdorim, ndërsa e sheh të afërt edhe me shtëpinë botuese “Albas” duke i dhënë tenderë.

“Kemi të bëjmë me një pushtet të përgjegjshëm dhe merr vendim të papërgjegjshme”, tha Kastrati.

-Advertisement-

Ndërsa deputeti Bekim Haxhiu tha se ministrja e Arsimit po shndërrohet në recidiviste të gabimeve, duke bërë shkelje ligjore dhe keqpërdorimin pushtetit.

Haxhiu më tej vuri në dukje se MASHTI sivjet do të shpenzojë mbi 20 milionë euro.

“Në vitin e kaluar Ministria ka shpenzuar rreth 4 milionë euro, derisa sivjet do të rrite shpenzimet mbi 15 milionë euro më tepër, gjë që është shkelje e ligjit”, tha Haxhiu.

Tutje ai sqaroi se çmimi në tekstet shkollore dallojnë dhe diferencën e çmimeve të teksteve nga klasa I-V dhe nga klasa VI-IX do ta paguajnë vetë qytetarët, gjë që, sipas tij, është shkelje ligjit.

Haxhiu tha se do të duhej përgjegjësi, për më tepër që kjo çështje është ende nën hetim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera