Lajme

“Subvencionet 2022”, Ministria e Bujqësisë kërkon falje për një lëshim teknik

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 17 May 2022

Ministria e Bujqësisë, e cila udhëhiqet nga Faton Peci, ka kërkuar ndjesë për një lëshim teknik.

Ky lëshim, sipas MBPZHR-së lidhet me paraqitjen vizuale të shifrave të përkrahjes për perime në programin e pagesave direkte dhe subvencionet që do të jepen këtë vit.

“Për dallim nga kulturat e tjera perimtare, përkrahja për kunguj dhe kunguj misiri këtë vit është 150 euro”, thuhet në një postim në Facebook.

-Advertisement-

Në këtë vegzë mund t’i gjeni të dhënat që kërkohen lidhur me subvencionet që do të ofrohen për kategoritë bujqësore.

Ministri Faton Peci, mes tjerash ka deklaruar se programi për Zhvillimin Rural për bujqësi për këtë vit është 26.3 milionë euro.

“Programi për zhvillim rural 2022 grante për bujqësi ka një buxhet total prej 26.3 milionë euro. Njëherit jemi në rrugë të drejtë për arritjen e një marrëveshje për sigurimin e fondeve shtesë nga partnerë dhe organizata ndërkombëtare përmes të cilës synojmë lansimin e një projekti për përkrahje të zonave rurale, turizmit rural, me theks të veçantë edhe agro-turizmi”, është shprehur Peci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera