Subjektet politike të kujdesshëm me kandidatët për zgjedhjet lokale
Autori: Gazeta inFokus
15:55 | 13 August 2017
Zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 nëntor kanë vënë në lëvizje partitë politike, për të dal me kandidat sa të mirë që të marrin besimin e qytetarëve për të qeverisur me komunat e Kosovës.
Deri më tani partitë politike kanë bërë publik disa prej kandidatëve, por që për disa komuna ende nuk kanë vendosur se kush do të jetë kandidat.
Kësisoj, Lëvizja Vetëvendosje deri më tani ka bërë publik emrat e kandidatëve për kryetar në gjashtë komuna, ku për komunën e Prishtinës ka nominuar edhe për një mandat katër vjeçar kryetarin aktual Shpend Ahmeti. Ndërsa, për komunën e Gjilanit kandidat nga kjo parti është Sami Kurteshi, për atë të Lipjanit Selatin Retkoceri, për komunën e Istogut Agron Avdijaj, për komunën e Therandës Leonard Shala, ndërsa për komunën e Vitisë Salih Salihu.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti, tha për KosovaPress së kandidatët përcaktohen nga votimi i anëtarësisë në secilën komunë.
“Tek Lëvizja VV!, kandidatët për kryetar komunash përcaktohen nga votimi i anëtarësisë në secilën komunë. Deri më tani, nga ky votim është caktuar Shpend Ahmeti në Prishtinë, Selatin Retkoceri në Lipjan, Salih Salihu në Viti, Agron Avdijaj në Istog dhe Sami Kurteshi në Gjilan. Kurse, kandidaturën e ka shpallur edhe Driton Çaushi në Gjakovë. Në komunat e tjera procesi do të vazhdojë ditëve në vijim”, tha ai.
Ndonëse jo e konfirmuar si një emër potencial për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga kjo parti është Aida Dërguti. Ndërkohë që është përmendur edhe emri i Ajet Potera nga kjo parti për kandidat të komunës së Podujevës.
Kurse, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka bërë ndonjë ndryshim që nga zgjedhjet e kaluara. LDK ka bërë publik emrat e kandidatëve për kryetar të 13 komunave, ku shumica prej tyre do të jenë kandidat edhe për një mandat. Kjo parti për Podujevën kandidon kryetari aktual Agim Veliu, në Istog Haki Rugova, në Gjilan Lutfi Haziri, në Pejë Gazmend Muhaxheri, në Fushë Kosovë Burim Berisha, në Lipjan Imri Ahmeti, në Suharekë Sali Asllanaj, në Viti Sokol Haliti, në komunën e Dragashit kandidat është kryetari i degës Selim Kryeziu, në Kamenicë Shaip Surdulli, Shtime Selim Shabani, në Ferizaj Muharrem Sfarqa dhe në Novobërdë Bajrush Ymeri.
Kjo parti nuk ka bërë publik emrin e kandidatit për kryeqytetin, ku deri para katër vite kryeqyteti ka qenë bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndër emrat që janë përfolur për kandidat potencial për kryeqytetin janë Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, por edhe ish kryetari i Prishtinës Ismet Beqiri, derisa i mbetet të publikoj edhe kandidatin për Prizren.
Partia Demokratike e Kosovës gjatë fushatës për zgjedhjet nacionale kishte bërë publik emrin e kandidatit të saj për komunën e Podujevës, i cili do të jetë Hajredin Hyseni.
Ndërkohë që është e vetmja parti e cila ende nuk ka dal me prezantimin e ndonjë kandidati për komunat e Kosovës, dhe pse siç mëson KosovaPress-i, propozimet nga degët tanimë kanë arritur në kryesinë e këtij subjekti.
I pyetur nga KosovaPress lidhur me kandidatin për kryetar të Prishtinës, asamblisti i PDK-së në Prishtinë, Muharrem Selmani ka thënë se së shpejti do të dalin me kanidatin. E jo zyrtarisht janë përfolur emrat e Lirak Çelaj e Blerand Stavilecit.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka bërë publik emrin e kandidatit për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, për komunën e Obiliqit, kryetari aktual Xhafer Gash, kurse për kryetar të komunës së Deçanit është përmendur emri i Daut Haradinaj.
E Aleanca Kosova e Re, muaj më parë ka bërë publik emrin e kandidatit për kryetar të komunës së Ferizajt, e ku pritet të jetë tashmë deputeti i zgjedhur Labinot Tahiri.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor të këtij viti.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...































