Subjekt i trafikimit në Kosovë, vajzat dhe të miturit

Autori: Gazeta inFokus
09:51 | 30 June 2018
Grupet e ndryshme kriminale janë mjaft aktive në shfrytëzimin e kategorive të caktuara, kryesisht femrave dhe të miturve, për trafikim me qenie njerëzore. Trafikantët, viktimat e tyre i shfrytëzojnë kryesisht për përfitime apo me qëllim të shfrytëzimit seksual, përkatësisht shfrytëzimit për prostitucion.
Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit bënë të ditur se gjatë vitit 2017 institucionet e Kosovës kanë identifikuar 32 viktima të trafikimit, përkatësisht 25 gra dhe tre meshkuj.
Prej tyre, 18 viktima kanë qenë subjekt i trafikimit për shfrytëzim seksual, shtatë kanë kryer punë të detyrueshme, tre prej tyre kanë kërkuar lëmoshë, derisa katër të tjerë janë cilësuar si “të nënshtruar plotësisht”.
Numri më i madh i viktimave seksuale përbëhet nga vajzat që vijnë nga Kosova, Shqipëria, Moldavia, Rumania, Serbia dhe Filipinet.
Institucionet e Kosovës thonë se kanë ndërmarrë aksione të shumta për të parandaluar trafikimin me qenie njerëzore.
Shef i sektorit qendror të hetimit të trafikimit me qenie njerëzore, Riza Murati, thotë për Radio Evropa e Lirë se Policia e Kosovës ka ndërmarrë mbi 140 aksione gjatë vitit të kaluar në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore. Sipas tij, numri më i madh i viktimave të trafikimit kanë qenë subjekt i trafikimit seksual.
“Ne tani viktimat i kemi më tepër ato që janë vendore sesa që vijnë nga vendet e tjera. Prej 32 viktimave sa kanë qenë vitin e kaluar, ne kemi identifikuar se diku shtatë prej tyre kanë qenë nga vendet e tjera, pesë nga Shqipëria, një nga Moldavia dhe një nga Filipinet, domethënë janë identifikuar si viktima të trafikimit të shfrytëzuara në Kosovë”, tha Murati.
Një prej vendeve ku ka rezultuar me gjetjen e viktimave që ishin subjekt i trafikimit për shfrytëzim seksual kanë qenë qendrat e ndryshme të masazheve.
“Këtë vit kemi zhvilluar një operacion kontrolli nëpër sallonet e masazhës apo lokale e tilla dhe ka rezultuar se nga 68 sosh, sa janë kontrolluar, 40 prej tyre janë mbyllur”, deklaroi Murati.
Gjendja ekonomike në Kosovë është shumë favorizuese për trafikantët, thotë Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Shala thotë për Radio Evropa e Lirë se luftimi i trafikimit është i vështirë, pasi që institucionet nuk i kanë kapacitetet e nevojshme profesionale.
“Nuk i marrin dënimet e merituara, dënimet janë të ulëta dhe shpejt dalin nga burgu. Institucionet jo pse nuk bëjnë diçka, mirëpo është e pamundur me këtë kapacitet profesional që kanë dhe mundësitë t’i mbulojnë të gjitha rastet. Raporti është objektiv. Numri nuk është real sepse ka shumë më tepër raste të trafikuar, por nuk ka kapacitet më shumë për të bërë më tepër”, tha Shala.
Ai tha po ashtu se mekanizmat e tjerë të luftimit të trafikimit me qenie njerëzore nuk merren drejtpërsëdrejti me parandalimin e kësaj dukurie, mirëpo vetëm me pasojat.
Shala thotë se për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore ka dështuar çdo strategji, si e institucioneve vendore, po ashtu edhe atyre ndërkombëtare.
“As ndërkombëtarët të cilët e kanë pasur njëfarë lloj përgjegjësie në këtë fushë nuk është se e kanë treguar ndonjë sukses në luftimin e trafikimit dhe nuk mund që fajësia të adresohet vetëm tek institucionet e vendit, por duhet fajësia te drejtohet tek të gjithë, duke përfshirë edhe mediat edhe shoqërinë civile edhe institucionet përgjegjëse por edhe ndërkombëtarët”, deklaroi Shala.
Një fenomen tjetër shqetësues, potencohet edhe fakti se subjekt i trafikimit me qenie njerëzore janë edhe fëmijët që kryesisht në Kosovë, vijnë nga shteti fqinj Shqipëria.

Të tjera
-
Emergjenca konfirmon vdekjen e njërit të plagosur në Prishtinë, tjetri në gjendje stabile
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Ke...
-
E rëndë: Vd*es njëri nga të pla*gosurit nga gjuajtja me ar`më në Prishtinë, zbulohet identiteti i tij
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Ke...
-
Gjuajtja me armë te 4 Llullat, Policia: Dy persona të plagosur, i dyshuari është identifikuar
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të ...
-
Ky është i dyshuari për gjuajtjen me ḁrmë në Prishtinë ky raportohet se ka edhe të plḁgosur
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Ke...
-
Pamje nga vendi i ngjarjes: Gjuajtje me ar`më zjarri në Prishtinë, të paktën dy të pla*gosur
Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur, sipas burimeve të Nacionales, p...
-
Gjuajtje me ḁrmë zjarri në Prishtinë
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, ku sip...
-
Kurti nesër mbledh ministrat
Nesër do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Nga Zyra e Kryeministri...
-
Von der Layen takon Vuçiqin në Bruksel: E ardhmja e Serbisë është në BE
Shefja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka zhvilluar një takim me...
-
Basha: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të relativizonte Asociacionin e komunave me shumicë serbe
Drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka vlerësuar se Ko...
-
Ministri Peci e quan gazetarin Mehmetaj “kriminel”
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka esklauar në sulme ndaj gazetarëve, më kon...
-
Trump urdhëron FBI-në të deklasifikojë dokumentet në hetimet që e “lidhnin” me Rusinë fushatën e tij presidenciale 2016
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nënshkroi nj...
-
“Shefi i ZRRE’së duke ngrënë tortën e pronarit të KEDS’it”, gazetari publikon fotografinë festive të dyshes
Gazetari Lavdim Hamiti ka publikuar një fotografi të kryesuesit të bordit të ...