Sport

Suarez zbulon prapaskenën, ish-kapiteni ndaloi kalimin e tij tek Arsenali

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 15 March 2019

Luis Suarez ka zbuluar se Steven Gerrard kishte biseduar me të, për ta bindur që të mos largohej nga Liverpool tek Arsenali në verën e vitit 2013. Sulmuesi uruguajan e kishte menduar këtë transferim, duke parë 18 muajt e turbullt në “Anfield”, i akuzuar për abuzim racial ndaj mbrojtësit të Manchester United, Patrice Evra dhe përplasjen e ashpër me Branislav Ivanovic të Chelsea.

Arsene Wenger ishte i përgatitur t’i ofronte urugujanit një ofertë të majme, por Liverpool nuk pranoi të hynte në negociata. Luis Suarez u bind përfundimisht të qëndronte te “Reds”, falë bisedës që pati me ish-kapitenin, Gerrard. “Ne u kualifikuam për në Ligën e Europës, por sezoni përfundoi keq.

Unë isha gati të shkoja tek Arsenali, por Steven më kërkon takim dhe më thotë: Të premtoj që, nëse qëndron edhe këtë vit, do të largohesh vitin e ardhshëm për te Bayern, Barcelona, Real Madrid apo kudo që dëshironi.

-Advertisement-

M’u lut që qëndroja edhe një vit sepse, duke më këshilluar se nuk do të isha më mirë tek Arsenali. Kjo ishte biseda e fundit që kisha me Gerrard në atë moment. Menjëherë i thashë agjentit tim se e kisha marrë vendimin për të qëndruar te Liverpool.

Fjalët e tij më bindën në moment, sepse erdhën nga një person që donte të mirën time, që më kishte parë duke vuajtur dhe të trishtuar gjatë stërvitjes. Ati ishin fjalë të një kapiteni të vërtetë, që patën shumë ndikim në atë moment dhe më ndihmuan shumë”.

Sulmuesi uruguajan, tashmë 32-vjeçar, po luan sezonin e tij të pestë në “Camp Nou”, ku ka shënuar 172 gola në vetëm 236 ndeshje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera