Sport

Suarez “kafshon” sërish, rimartohet pas 10 vitesh

Autori: Gazeta inFokus 07:55 | 27 December 2019

Pas 10 viteve martesë, Luis Suárez dhe Sofía Balbi rimartohen në një ceremoni intime që do të zhvillohet në Uruguaj.

Të pranishëm do të jenë emra të rëndësishëm, ndër të cilët Leo Messi dhe Neymar.

Sulmuesi i Barcelonës dhe bashkëshortja e tij do t’i thonë edhe një herë “po” njëri-tjetrit në një hotel luksoz në qytetin Punta del Este, në brigjet e Atlantikut para 160 të ftuarve. Messi do të jetë i pranishëm me bashkëshorten Antonella Roccuzzo dhe tre fëmijët e tyre.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera