Sport

Suarez i kërkon Messit të qëndrojë te Barcelona

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 30 April 2021

Ish-ylli i Barcelonës, Luis Suarez, ka folur për të ardhmen e shokut të tij, Lionel Messi, si dhe nuk ka hezituar ta këshillojë atë.

Sulmuesi i Atletico Madrid është një mik i madh i kapitenit të Barcelonës, pasi kaluan shumë vite të suksesshme së bashku në Camp Nou.

LDK konferencë për media, çfarë po paralajmëron kjo parti

Suarez ka shfrytëzuar miqësinë e tij duke e këshilluar Messin të mbetet te Barcelona, me argjentinasi që është lidhur shumë me një largim vitin e fundit.

“Nëse Messi do të më pyeste si mik, unë do t’i thosha se nuk e shoh diku tjetër përveç Barcës, nuk do të ishte mirë për të”, ka thënë fillimisht Suarez për TV3.

“Ai duhet të marrë vendimin vetë për të ardhmen”.

“Më e mira do të ishte që ai të kishte edhe tre, katër, pesë ose gjashtë vite të fundit në vendin ku ai është ndjerë më i lumtur”.

“Barca është skuadra që i ka dhënë gjithçka dhe ai gjithashtu ka dhënë gjithçka për Barçën”, përfundoi ylli i Atleticos.

Të tjera