Sport

Suarez flet pas debutimit me Ateltico Madrid

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 28 September 2020
Luis Suarez u largua nga Barcelona javën e kaluar duke kaluar kështu tek një ndër rivalet e tyre me të mëdhenj në ligë, Atletico Madrid, shkruan Gazeta inFokus.

Uruguaiani u largua nga ‘Camp Nou’, megjithatë qysh në ndeshjen e tij të par nën urdhërta e Diego Simeones, 32 vjeçari e gjeti veten mjaft mirë duke shënuar dy gola dhe bëri një asistim.

“El Pistolero” debutoj në minutën e 80-të në ndeshjen kundër Granadas, sidoqoftë 20-të minuta i mjaftuan për të treguar veten. Pas ndeshjes, Suarez bëri një deklaratë duke thënë që ndonjëherë ëshët mirë për futbollistët të bëjn ndryshime, ai madje u shpreh shumë i lumtur me debutimin e tij të parë, si dhe përformancën e treguar. “Për një lojtar, nganjëherë është e rëndësishme që të bëjë ndryshim. Kam ardhur te një klub që më ka dhënë mikpritje spektakolare. Mund ta ndjesh tek atmosfera, përshtypja e parë është shumë e mirë që nga fillimi dhe kjo është parë në fushë”. “Jam shumë i kënaqur me debutimin tim dhe akoma më i lumtur me tri pikët e fituara në ndeshjen hapëse në ligë. Sa herë që debuton dhe i ndihmon skuadrës me gola, do të jesh i lumtur, por do të shohim si do të shkojë në vijim, sepse sezoni është i gjatë”, ka deklaruar 32 vjeçari.

-Advertisement-

Kujtojmë që Suarez u largua nga Barcelona pas gjashtë vitesh, ku arriti të shënoj 198 gola në 283 ndeshje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera