Sport

Suarez: E ardhmja e Barçës do jetë e ndritur, Reali mbetet rivali kryesor

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 05 September 2018

Në një intervistë për median spanjolle, Luis Suarez nuk hezitoi të fliste për merkaton e Barcelonës, por dhe të ardhmen e klubit blaugrana, e cila sipas tij duket më e ndritur se kurrë. Por, uruguaianit do t’i pëlqente gjithashtu nëse një kampion bote do të shkonte në Katalunjë:

“Pogba do të ishte i mirëpritur në Barcelonë. Ai nuk është një lojtar i yni e nuk më takon të flas shumë, por kush nuk do të donte një kampion të tillë e me kualitet në skuadër. Nga lojtarët e ardhur këtë verë, më kanë habitur shumë Arthur dhe Lenglet. Messi më ka thënë se Arthur në disa gjëra, i kujton shumë Xavin”.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, foli gjithashtu për zgjedhjen e Antoine Griezmann për të qëndruar tek Atletico, por dhe për Cristiano Ronaldon dhe Realin e Madridit:

-Advertisement-

“Griezmann bëri një zgjedhje personale dhe e respektoj, megjithëse është e vështirë t’i thuash jo Barcelonës. Në fund të fundit, secili bën atë që ndjen personalisht. Reali i Madridit si grup, është sipër çdo individi. Edhe sipër Cristianos. E konsideroj Realin si rivalin tonë kryesor në Spanjë dhe Europë”.

Barcelona e ka filluar në mënyrën më të mirë kampionatin spanjoll, duke fituar 3 ndeshjet e para. Në ndeshjen e fundit ata dominuan ekipin e Huescas me rezultatin 8-2, e në këtë moment janë në vend të parë në kampionatin spanjoll, me golavarazh më të mirë se Reali.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera