Sport

Suarez akuzohet për mashtrim

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 22 September 2020

Luis Suarez ka qenë emri më i përfolur i ditëve të fundit sa i përket transferimeve, shkruan Gazeta inFokus.

Uruguajani brenda pak ditës u zyrtarizua si lojtarë i dy klubeve të ndryshme, Juventus dhe Atletico Madrid, por që të dyja dështuan.

Kalimi i tij tek Juventus dështoj pasi, sipas raportimeve, 32 vjeçari nuk mund të pajisej më pasaportë italiane për shkak të gjuhës. Kurse transferimi i tij tek Atletico thuhet se dështoj sepse presidenti i klubit, Bartomeu nuk e ka lejuar një gjë të tillë sepse nuk dëshiron ta lë futbollistin të shkoj si transfer i lirë.

-Advertisement-

Sipas Bleacher Report, Suarez po akuzohet për mashtrim në provimin që i ishte nënshtruar për gjuhë italiane, duke thënë që dinte të gjitha pyetjet e para transferimit të tij të mundshëm tek ‘Zonja e Vjetër’, të pakten kështu kishin raportuar mediat në Itali.

Akoma nuk është e qartë se çfarë po do të ndodhë më të ardhmen e ‘El Pistoleros’, pasi tashmë dihet që nuk ka vend në Barcelonë, kurse në anën tjetër akoma klubi nuk ka thënë diçka zyrtare./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera