Sport

Suad Keçi e krahason Zhegrovën me Gerrardin

Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 24 March 2019

Trajneri kosovar, Suad Keçi, ka folur për Edon Zhegrovën i cili u kritikua nga tifozët pas ndeshjes miqësore Kosovë-Danimarkë.

Zhegrova u kritikua për humbjen e topave dhe lojën individuale.

“Edon Zhegrova është futbollist tejet i talentuar. Atij i duhet kohë. Nuk duhet të kapeni për një gabim. Edhe Steven Gerrard ka gabuar dhe ia ka humbur titullin Liverpoolit, por ai mbetet lojtar i madh. Këto gjëra ndodhin në futboll”, ka deklaruar Suad Keçi për emisionin Arena në RTK.

-Advertisement-

“Duhet që t’i jepet rasti Zhegrovës pasi që t’i shfaq vlerat e tij. Edhe trajneri e ka arsyetuar pas ndeshjes”, shtoi Keçi i cili punon si trajner te Përfaqësuesja e Kosovës në futsall.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera