Lajme

Stuhitë e forta vrasin 5 persona në Gjermani, Poloni dhe Republikën Çeke

Autori: Gazeta inFokus 09:12 | 30 Tetor 2017

Stuhitë e fuqishme kanë shkaktuar kërdi në pjesë të Evropës qendrore dhe veriore, duke vrarë të paktën pesë vetë në Gjermani, Poloni dhe Republikën Çeke.

Një person 63-vjeçar u mbyt në bregdetin gjerman si rezultat i një rritje të stuhisë ndërsa katër të tjerët u vranë nga pemët që ranë pas erërave të forta, shkruan BBC.Mijëra polakë dhe çekë janë ende pa rrymë. Qendra e qytetit gjerman të Hamburgut është përmbytur.

Disa shërbime hekurudhore u pezulluan në disa pjesë të Gjermanisë. Përndryshe u raportua edhe për hekurudhat dhe disa rrugë nëpër Republikën Çeke.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy