Stuhia në SHBA shkakton 28 viktima, fenomeni një herë në 100 vjet

Autori: Gazeta inFokus
20:37 | 25 December 2022
Vala e motit të keq që po godet Shtetet e Bashkuara deri më tani ka shkaktuar të paktën 28 të vdekur.
Sipas mediave amerikane të gjitha vdekjet kanë ndodhur në aksidente rrugore të shkaktuara nga kushtet ekstreme të motit. Erërat e ftohta dhe të forta vazhdojnë të ngadalësojnë transportin. Sipas meteorologëve kjo është Krishtlindja më e ftohtë në 40 vjet.
Më shumë se 200 milionë amerikanë morën paralajmërime për kushte ekstreme të motit. Fillimisht, shtetet veriore dhe të mesme perëndimore u prekën kryesisht. Më pas “paralajmërime” për të ftohtin polar kanë marrë edhe shtetet jugore të të gjithë vendit. Disa shtete, përfshirë Nju Jorkun, kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Kompanitë e energjisë elektrike të shumë shteteve kanë apeluar për të kursyer energjinë: me të ftohtin, kërkesa në fakt ka shpërthyer dhe rreziku është të mos mund ta plotësojnë atë.
Në Tenesi, ndërprerjet e shkurtra të energjisë elektrike janë vendosur për të reduktuar konsumin.
“Cikloni i Bombës”, një stuhi shpërthyese që po intensifikohet me shpejtësi, tashmë e ka çuar termometrin në 40-50 gradë nën zero në shtetet veriore.
Stuhia e dimrit tashmë ka bërë që më shumë se 2000 fluturime të anulohen. Meteorologët flasin për një ngjarje klimatike që ndodh një herë në 100 vjet.
Nju Jorku ka Krishtlindjet më të ftohta që nga viti 1906. E njëjta gjë vlen edhe për Filadelfian dhe Pittsburgun, ndërsa Çikago do të jetë më i ftohti që nga viti 1983. Në Uashington do të jetë nata e dytë më e ftohtë e Krishtlindjeve ndonjëherë.

Të tjera
-
Musliu akuzon VV-në për diktaturë: Është koha t’i japim Albinit, Dejonës dhe marionetave të tyre një leksion politik
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvend...
-
Iu ndërpre fjala tri deputeteve, Deliu-Kodra: Në vend të fjalës, dëgjuam urdhëra, kjo s’është demokraci
Gjatë seancës së sotme konstituive, deputeteve Vlora Çitakut, Hykmete Bajrami...
-
Po udhëtonte drejt Greqisë, policia shqiptare kap 65 vjeçaren me 25 mijë euro të padeklaruara
Një grua është kapur me 25 mijë euro të padeklaruara nga Policia e Shqipërisë...
-
Murati: Opozita po shkel Kushtetutën duke refuzuar pjesëmarrjen në votim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka kritikuar partitë tjera ...
-
Ky është momenti kur Dehari i kërkoi sigurimit t’i ndërpres Çitakut fjalimin
Gjatë seancës së sotme në tentativë për konstituimin e legjislaturës së re të...
-
Miftaraj: VV dhe Albin Kurti haptazi kanë kapur Kuvendin e Kosovës
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj vep...
-
Arbreshë Krasniqi: Kosova është përtej qëndrimeve individuale, është më shumë se 120 deputetë
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbreshë Krasniqi ka folur për media pas ...
-
Krasniqi: Sot me vetëdije u shkel Kushtetuta, pa u trembur qerpiku
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas dështimit të seancës konstituive tha se...
-
Krasniqi: Për Kurtin dhe VV-në, as Gjykata Kushtetuese, e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas dështimit të seancës së...
-
Haradinaj: Kurti nuk e ka qëllimin me zgjedh problem por vetëm me bë keq e më keq
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur pas dështimit të radhës për konstitu...
-
“Ktheju rendit të ditës”, Hykmete Bajramit i ndërpritet fjala nga Avni Dehari
Edhe deputetes së betuar të LDK-së, Hykmete Bajramit i është ndërprerë fjala ...
-
S’kryen punë as takimi i djeshëm, dështon tentativa e 39 për konstituim të Kuvendit
Ka dështuar edhe tentativa e 39 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Se...