Lajme

Stuhia në Prishtinë thyen pemët në Aeroportin e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 01 July 2023

Stuhia e fortë në Prishtinë ka shkaktuar thyerjen e pemëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Dukagjini ka siguruar pamja nga aeroporti.

-Advertisement-

Ndryshe, Dukagjini ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të Aeroportit për të mësuar për fluturimet e planifikuara mirëpo, nga të njëjtit nuk ka pranuar përgjigje.

Stuhia në Prishtinë ka shkaktuar dëme edhe  në kryeqytet si rrëzime çatish, bllokim të rrugëve e të tjera. Nuk dihet për të lënduar.

Ndryshe, Drejtoresha për Mbrojtje dhe Shpëtim në Rahovec, Besmirë Bytyçi ka bërë të ditur se komuna e Rahovecit nuk është përfshirë nga vërshimet.

Në një përgjigje për Radio Dukagjini, Bytyçi ka treguar se ndonëse rrugët, pusetat dhe kanalet janë mbushur me ujë megjithatë, situata nuk është alarmante.

Nga ana tjetër, pas motit të lig në vend, KEDS-i ka njoftuar se në një pjesë të madhe të Kosovës, një numër i caktuar i daljeve janë jashtë funksionit.

Rajonet më të prekura në rrjetin elektroenergjetik janë Gjakova, Prizreni, Ferizaj, si dhe një pjesë e Pejës dhe Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera