Lajme

Stuhia në Europë vret nëntë persona

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 19 January 2018

Nëntë vetë, përfshirë dy zjarrfikës, janë vrarë nga stuhia e djeshme në pjesën veriore të Evropës, e cila e ka bllokuar edhe trafikun ajror dhe hekurudhor.Nga stuhia kanë vdekur gjashtë vetë në Gjermani, dy holandezë dhe një person në Belgjikë.

Kjo stuhi me emrin, Friederike, i ka dëmtuar edhe shkollat dhe objektet e tjera në shtetin lindor gjerman, Thueringia, raporton agjencia AFP.

Policia gjermane tha se shpejtësia e erës në disa rajone, kishte arritur edhe shpejtësinë prej 203 kilometrash në orë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera