Lajme

Stuhia ‘Nate’, 10 viktima në Kosta Rika dhe Nikaragua

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 06 October 2017

Të paktën 10 njerëz kanë humbur jetën  shtetet e Amerikës Qendrore, Kosta Rika dhe Nikaragua, si pasojë e vërshimit të stuhisë tropikale ‘Nate’, e cila tani i është drejtuar brigjeve jugore të SHBA-ve.

Në të dy vendet e Amerikës Qendrore është deklaruar gjendje e jashtëzakonshme dhe raportohen mbi 15 njerëz të humbur.

Stuhia ‘Nate’ ka shkaktuar shira të forta, rrëshqitje të dheut dhe përmbytje që po bllokojnë rrugët, duke shkatërruar urat dhe dëmtuar shtëpitë.

-Advertisement-

Në Kosta Rika, gati 400 mijë njerëz janë pa ujë të rrjedhshëm dhe mijëra po flenë në qendra strehimi, tha Komisioni Kombëtar i Emergjencave.

Në Kosta Rika, të gjitha udhëtimet në tren u pezulluan dhe dhjetëra fluturime u anuluan, gjatë ditës së enjte, ndërsa janë mbyllur edhe një duzinë parqesh kombëtare të njohura me turistët. Stuhia gjithashtu shkaktoi dëme të mëdha edhe në infrastrukturën në Nikaragua.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera