Lajme

Stuhi të mëdha në Kanada: Pesë të vdekur, qindra mijëra shtëpi pa energji elektrike

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 23 May 2022

Pesë persona humbën jetën nga stuhitë e forta që goditën disa pjesë të Kanadasë të shtunën.

Stuhia dëmtoi linjat e energjisë elektrike, përmbysi makina dhe la mijëra persona pa energji elektrike, shkruan CNN.

-Advertisement-

Stuhia filloi në Sarnia, një qytet në provincën e Ontarios dhe po lëvizte drejt Otavës. Rreth 350,000 familje në zonë kanë mbetur pa energji elektrike, përcjell Express.

Stuhia goditi gjithashtu qendrën e Quebec të shtunën, duke dëmtuar disa ndërtesa, duke shkulur pemë dhe duke lënë më shumë se 500,000 shtëpi pa energji elektrike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera