Lajme

Stuhi të fuqishme në Japoni, miliona njerëzve iu është kërkuar të evakuohen

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 19 September 2022

Nëntë milionë njerëzve u është kërkuar të evakuohen, pasi Japonia është goditur nga një nga tajfunet më të këqij që vendi ka parë ndonjëherë.

Super tajfuni Nanmadol u ka marrë jetën dy personave dhe la të plagosur rreth 90 të tjerë.

Ai goditi ishullin më jugor të Japonisë, Kyushu, të dielën në mëngjes dhe parashikohet të kalojë mbi ishullin kryesor të Honshu në ditët në vijim.

Dhjetëra mijëra njerëz e kaluan natën e së dielës në strehimore emergjente dhe pothuajse 350,000 shtëpi janë pa energji elektrike.

Transporti dhe biznesi janë ndërprerë dhe vendi është i përgatitur për përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu.

Shërbimet e trenave, tragetet dhe qindra fluturime janë anuluar, ndërsa shumë dyqane dhe biznese të tjera janë mbyllur.

Punonjësit e shpëtimit dhe pemët e rrëzuara

Sipas mediave japoneze një prej viktimave humbi jetën pasi makina e tij u përmbyt, ndërsa peroni tjetër u godit nga një as dheu që e zuri poshtë.

Deri më tani një person tjetër mbetet i zhdukur dhe 87 janë plagosur.

Pamjet e videove lokale tregojnë çatitë e shkatërruara nga stuhia e fuqishme dhe tabelat e rrëzuara.

Stuhia parashikohet të kthehet në lindje dhe të kalojë mbi ishullin kryesor të Japonisë Honshu përpara se të largohet në det deri të mërkurën. Kryeqyteti, Tokio, ka përjetuar shi të dendur, me linjën e nëndheshme Tozai të pezulluar për shkak të përmbytjeve.

Të tjera