Lajme

Stuhi e papritur shiu në Prishtinë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 02 June 2017

Në orët e mbrëmjes të së premtes në Prishtinë ka filluar një stuhi e papritur e shiut, ndonëse gjatë ditës temperaturat kanë qenë të larta.

Era e fortë ka rrëzuar çadrat dhe karriget e lokaleve, ndërsa shiu ka vërshuar menjëherë në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Ky shi mund të shkaktojë probleme në disa lagje të kryeqytetit, që zakonisht gjatë reshjeve kanë përmbytje.

-Advertisement-

Tanimë raportohet se në magjistralen Prishtinë – Pejë u vështirësua qarkullimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera