Lajme

Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime, mbyllen shkollat dhe institucionet

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 05 January 2018

Më shumë se 100 mijë banorë në verilindje të SHBA-së kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të keq ndërsa janë anuluar mbi 3.000 fluturime.

Stuhia e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë ndikuar negativish në jetën e banorëve në verilindje të SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Andrew Cuomo, guvernatori i New York-ut, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të borës dhe ngricave të rrezikshme.

-Advertisement-

Për shkak të “ciklonit bombastik”, siç e quajnë, janë mbyllur shkollat dhe institucionet shtetërore. Autoritetet gjithashtu kanë lëshuar një paralajmërim ku sugjerojnë qytetarët të mos lëvizin dhe të mos dalin jashtë pa nevojë.

Më shumë se 100 mijë banorë në verilindje të SHBA-së kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të keq ndërsa janë anuluar mbi 3.000 fluturime.

Poashtu janë anuluar edhe flutrimet në aeroportin e New Yorkut “JFK”.Si pasojë e motit të keq në 7 ditët e fundit jetën e kanë humbur 17 persona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera