Lajme

Studiuesit: Vala e e dytë e Covid-19 e ka origjinën në Spanjë

Autori: Gazeta inFokus 06:40 | 30 October 2020

Një variant i koronavirusit që e ka origjinën nga punonjësit e bujqësisë në Spanjë, është përhapur shpejt në pjesën më të madhe të Evropës, gjatë verës, dhe tani përfaqëson pjesën më të madhe të rasteve të reja të Covid-19 në shumë vende – shkruan Financial Times.

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh që ka ndjekur virusin përmes mutacioneve gjenetike të tij, ka përshkruar përhapjen e jashtëzakonshme të variantit të quajtur 20AEU1, në një studim të publikuar së fundmi.

Puna e kërkuesve sugjeron se personat që ktheheshin nga pushimet në spanjë, kanë luajtur një rol kyc në transmetimin e virusit në të gjithë Evropën, duke ngritur dyshime mbi faktin se vala e dytë që po përplaset mbi kontinent mund të ishte reduktuar duke përmirësuar kontrollet në aeroporte dhe qendra të tjera transporti. Ekspertët sqarojnë se çdo variant i koronavirusit të ri, ka një firmë të tijën gjenetike dhe lejon përcaktimin e vendit të origjinës së tij dhe përhapja e këtij versioni tregon se masat e parandalimit të virusit nuk kanë qenë të mjaftueshme.

-Advertisement-

Kërkuesit zviceranë dhe spanjollë po përshpejtojnë punën për të kuptuar nëse ky variant është më vdekjeprurës apo më infektues se të tjerët por sipas tyre, ai është i ndryshëm nga të gjithë versionet e tjera të sars cov 2 të hasura më parë. Të gjithë viruset pësojnë mutacione dhe më agresivi i deritanishëm i sars cov 2 është quajtur D614G dhe është më infektuesi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera