Lajme

Studiuesi i famshëm përkrahë Kurtin: I duhet mbështetje në konfrontimin me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 01 August 2022

Francis Fukuyama, një nga studiuesit politik më të njohur aktualisht në botë, ka postuar një cicërim mbështetëse për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Twitter.

Fukuyama, i njohur për librin e tij kontrovers “Fundi i Historisë dhe Njeriu i Fundit”, por gjithashtu edhe për librin “Shtet-Ndërtimi” ku trajton problemet e vendeve në zhvillim me administratën publike, të cilën e quan “vrima e zezë” ka shkruar se Kurti meriton “mbështetje”.

“Kam takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në Athinë muajin e kaluar. Ai meriton mbështetje në konfrontimin e tij aktual me Serbinë”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera