Lajme

Studio kthehet në “ring boksi”, deputeti rreh pa mëshirë gazetarin në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 08 August 2022

Pamje të pabesueshme janë regjistruar në një transmetim të kanalit TV100 në Turqi aty ku “u ndezën gjakrat” dhe përfunduan me grushte të një deputeti kundër një gazetari.

Ngjarja e paimagjinueshme ndodhi mbrëma të shtunën e kaluar (06.08.2022) kur në kanalin TV100 u diskutua për çështjen e pavarësisë së gjyqësorit në Turqi, liderit të burgosur kurd Selahettin Demirtas, si dhe Osman Kavala, i cili po mbahet në burg.

“Policia dhe shteti na përkasin neve”, tha prerazi deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike Kemal Enginhurt. Gazetari Latif Simsek i tha të ndalonte dhe në atë moment deputeti nacionalist u zhvendos drejt tij.

-Advertisement-

E pasi të dy u përplasën, është shfaqur edhe truproja e deputetit dhe së bashku kanë nisur ta rrahin pa mëshirë gazetarin! I tillë ishte intensiteti i goditjeve sa gazetares i ra të fikët. Emisioni, natyrisht, u ndërpre dhe rifilloi pas 20 minutash.

Në pauzë, siç tregojnë videot, gazetari është rrahur nga deputeti dhe truproja e tij.

Latif Simsek paditi deputetin Kemal Enginhurt, i cili ishte një ish-ekzekutiv i Ujqërve Gri. Prokurori ka vendosur masën e paraburgimit për truprojën, por jo për deputetin që mbulohet me imunitet. /Abcnews.al

VIDEO

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera