Lajme

Studimi/ Vaksina Pfizer-BioNTech 70% efektive kundër variantit Delta të Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 08:05 | 06 July 2021

Sipas një studimi të kryer në Izrael, vaksinat e Pfizer-BioNTech janë 70 për qind efektive kundër variantit Delta të COVID-19.

Rezultatet e hulumtimit të Universitetit Hebraik mbi efikasitetin e vaksinës u botuan dje nga Korporata Publike e Transmetimeve e Izraelit (KAN). Gjetja e re krahasohet me shkallën e efektivitetit 95 për qind të vaksinës kundër valëve të hershme të virusit.

Varianti Delta, i cili u zbulua për herë të parë në Indi, thuhet se është përgjegjës për më shumë se 90 për qind të rasteve të reja të COVID-it në Izrael gjatë dy javëve të fundit.

-Advertisement-

Që nga dhjetori i vitit 2019, pandemia ka marrë jetën e mbi 3,97 milionë personave në mbarë botën me rreth 183,74 milionë raste të raportuara, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera