Shëndetësi

Studimi tregon se privimi nga gjumi e dobëson sistemin imunitar

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 31 August 2017

Një studim i ri ka zbuluar se privimi kronik nga gjumi mund ta dobësojë sistemin imunitar të trupit.

Hulumtuesit nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Washingtonit i studiuan 11 çifte të binjakeve identikë për t’i mësuar efektet e privimit nga gjumi në sistemin imunitar.

Mostrat e gjakut u morën nga grupet identike të binjakëve me modele të ndryshme të gjumit dhe treguan se binjaku i cili fjeti më pak kishte sistem imunitar më drepresiv në krahasim me vëllanë/motrën e tij/saj, transmeton Koha Ditore.

-Advertisement-

“Ajo që e treguam është se funksionet e sistemit imunitar janë më të mira kur subjekti bën mjaft gjumë,” tha bashkëdrejtori i UW Sleep Center në Harborview Medical Center dhe autori kryesor i studimit, dr. Nathaniel Watson, në një deklaratë për shtyp. “Shtatë e më shumë orë gjumë rekomandohen për shëndetin optimal.”

Hulumtuesit i përdorën binjakët në studim, sepse gjenetika e përbën 31 deri 55 për qind të kohëzgjatjes së gjumit, ndërsa sjellja dhe mjedisi e përbëjnë pjesën tjetër.

Studimi i ekzaminoi efektet afatgjatë të kohëzgjatjes së shkurtër të gjumit në kushte normale të “botës reale”, në krahasim me laboratorin e gjumit, dhe zbuloi se privimi kronik nga gjumi e eliminon reagimin imunitar të qelizave qarkulluese të bardha të gjakut.

“Rezultatet janë në përputhje me studimet që tregojnë se kur njerëzve të privuar nga gjumi u jepet një vaksinë, është një reagim më i ulët i antitrupave dhe në qoftë se i ekspozoni njerëzit e privuar nga gjumi ndaj një rinovirusi ata kanë më shumë të ngjarë të preken nga virusi,” tha Watson. “Ky studim jep prova të mëtejshme të gjumit për shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien në veçanti për shëndetin imunitar.”

Watson për këtë studim bashkëpunoi me dr. Sina Gharib, drejtor i Medicine’s Computational Medicine Core në Center for Lung Biology.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera