Shëndetësi

Studimi: Të miturit përjetojnë simptoma të buta të COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 26 June 2020

Një studim i fëmijëve evropianë me Covid-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, sugjeron se vdekjet janë jashtëzakonisht të rralla.

Vetëm katër nga 582 fëmijë kanë vdekur – dy prej të cilëve kanë pasur sëmundje shoqëruese.

Simptomat te fëmijët janë përgjithsësisht të buta, ndërsa disa nuk kanë fare.

-Advertisement-

Sipas studimit, rreth një në dhjetë fëmijë ka pasur nevojë për kujdes intensiv.

Studiuesit, të udhëhequr nga një ekip i spitalit të fëmijëve në Londër “Great Ormond Street”, kanë analizuar gjendjen e 582 fëmijëve, të moshës tre ditë deri në 18 vjeç, në 25 vende të Evropës.

Ata të gjithë kanë qenë të prekur me Covid-19 gjatë pikut fillestar të pandemisë në muajin prill.

Çereku i tyre kanë pasur sëmundje shoqëruese.

Fëmijët e studiuar kanë pasur zakonisht temperaturë (65%), infeksion të traktit të sipërm respirator (54%), pneumoni (25%) dhe simptoma gastrointestinale (22%).

Disa nga fëmijët (16%), shumica e të cilëve janë testuar për shkak të kontaktit të ngushtë me një rast të njohur, nuk kanë pasur fare simptoma./ REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera