Lajme

Studimi: Të infektuarit me Omicron kanë katërfish më shumë antitrupa

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 28 December 2021

Një studim i ri i kryer së fundmi në Afrikën e Jugut, tregon se varianti i ri Omicron i koronavirusit mund të rrisë imunitetin e trupit ndaj variantit më vdekjeprurës Delta.

Ndërkohë një e dhënë e tillë akoma nuk është testuar përfundimisht nga shkencëtarët, ndërsa është zbuluar se pacientët që u infektuan me mutacionin Omicron dhe veçanërisht ata që ishin vaksinuar kanë zhvilluar imunitet të shtuar ndaj Deltës.

Analiza u fokusua në 33 raste të pacientëve të vaksinuar dhe të pavaksinuar të infektuar me variantin Omicron në Afrikën e Jugut. Studiuesit zbuluan se 14 ditë pas infektimit, pacientët kishin 14 herë më shumë antitrupa.

-Advertisement-

Në mënyrë të veçantë, antitrupat kundër llojit më vdekjeprurës indian u rritën me një mesatare prej 4.4 herë, me ata të vaksinuar që kishin një përgjigje imune edhe më të mirë se ata që nuk e bënë këtë.

Ndërkohë në një studim të zhvilluar në Afrikën e Jugut, të infektuarit me variantin Omicron kanë një rrezik më të ulët të shtrimit në spital dhe sëmundjeve të rënda në krahasim me Delta/abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera