Lifestyle

Studimi: Shoferët e ngasin makinën më shpejt kur dëgjojnë muzikë rock me zë të lartë!

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 27 September 2019

Shoferët e ngasin makinën më shpejt dhe në mënyrë më të çrregullt kur dëgjojnë muzikë të shpejtë, rock dhe me zë të lartë.

Ky është një studim i fundit kinez i cili vlen shumë për të gjithë ata që nuk lëvizin dot me mjetin e tyre pa dëgjuar muzikë në sfond. Sipas ekspertëve, drejtuesit duhet ta mbajnë muzikën nën 120 rrahje në minutë.

Për të arritur në këtë konkluzion u zhvillua një eksperiment ku u përfshinë disa vullnetarë drejtues mjeti. U vu re se vullnetarët ndryshuan korsi rreth 70 herë në orë kur dëgjonin muzikë të lehtë ose aspak muzikë. Nga ana tjetër, ata që dëgjonin muzikë më të shpejtë kalonin korsi 140 herë.

-Advertisement-

Ata gjithashtu ecën me shpejtësi deri në 10 km/orë. Qiang Zeng, një bashkautor i studimit të kryer nga Universiteti i Teknologjisë së Kinës së Jugut dhe Universiteti i Teknologjisë Guangdong, tha:”Muzika rock shpesh karakterizohet si një temp i shpejtë dhe vëllim i lartë i tingullit. Të dhënat e grumbulluara synojnë që të sensibilizojnë qytetarët që të jenë më të kujdesshëm kur ngasin makinën”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera