Lifestyle

Studimi: Sa më shumë skuqesh në fytyrë aq më bujar je

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 27 October 2017

Ndodh menjëherë, gjatë bisedave të punës, pas një komplimenti apo kur vëmendja bie menjëherë mbi ne, që të skuqemi.

Po përse sikleti na skuq në fytyrë? Si ka mundësi që pikërisht kur ne duam që të mos vihemi re, tërheqim gjithë vëmendjen si pasojë e skuqjes?

Për Ray Crozier, psikolog ekspert për personat që janë të turpshëm, të skuqurit është një mënyrë për të shfaqur një mesazh, pak a shumë në mënyrë të ndërgjegjshme.

-Advertisement-

Për mjekët, frika se mos skuqesh quhet eritrofobi. Ata që kanë probleme me skuqjen, mund ta përballojnë atë me psikoterapi, me ushtrime të frymëmarrjes apo me hipnozën.

Por ekzistojnë edhe procedura shumë të debatueshme kirurgjikale që bazohen në prerjen e nervave. Por zgjidhja më e mirë është që ne ta pranojmë skuqjen e fytyrës si në shenjë të ndjeshmërisë së madhe. Një studim i Universitetit të Kalifornisë Berkley, arriti në përfundimin se individët që skuqen lehtë, janë edhe më bujarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera