Shëndetësi

Studimi/ Sa ndikon ajri i kondicionuar në përhapjen e Covid-19?

Autori: Gazeta inFokus 07:10 | 12 May 2020

Ajo e virusit që “pluskon” në ajër vazhdon të mbetet një temë e hapur mes studiuesve. Shoqata italiane e Mjekësisë Mjedisore (Sima) ka konstatuar se Sars-Cov-2 mund të transportohet me lëndë grimcash atmosferike dhe në fillimin e Fazës 2, duhet studiuar sipas saj edhe roli flukset e ajrit kanë në përcjelljen e virusit.

Këtu një vëmendje e veçantë i kushtohet ajrit të kondicionuar. Në disa raste, sipas virologut Fabrizio Pregliasco, ai mund të favorizojë “shkëmbimin” e virusit, pasi fut ajër “ të ashtëuajtur të pastër” nga jashtë.

Impiantet industriale me qark të dyfishtë nga sa thotë Pregliasco mund të konsiderohen si më të sigurta. E rëndësishme, sipas ekspertit është të mos e keni rrymën e ajrit të drejtuar nga vetja dhe të bëhet mirëmbajtja periodike e sistemeve.

-Advertisement-

Në shtëpi, mjafton një pastrim normale i grilave të kondicionerit, por duhet të ketë për çdo rast sa më tepër ajrim të ambjenteve përmes hapjes së dritarereve, sepse sisteme te tilla riciklojnë për çdo rast ajrin e brendshëm “, thekson Pregliasco.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera