Auto&Tech

Studimi/ Sa mesazhe dërgohen brenda shtëpisë?!

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 25 December 2017

Sipas një studimi të publikuar nga “Broadbandchoices” (shërbimi krahasues i sipërmarrësve të internetit në Angli), një britanik i dërgon rreth 10.296 mesazhe në vit një prej anëtarëve të familjes brenda shtëpisë. Kjo sepse e ka më komode sesa të shkojë në dhomën tjetër dhe të komunikojë përballë.

Disa nga mesazhet janë: “A mund ta fikësh televizorin?”, “Çfarë ka për darkë?”, “Do vish të flesh?”, “Të dua!”, “Darka është gati!” ose “Mund të më japësh një filxhan çaji?”. Sondazhi është realizuar në muajin dhjetor të këtij viti, me 2 000 familje britanike.

Sipas të dhënave, mamatë janë më të përgjegjshmet për këto komunikime nëpërmjet mesazheve brenda shtëpisë duke iu dërguar rregullisht kërkesa fëmijëve të tipit: si ‘fike dritën!’, ‘fike televizorin!’ ose thjesht “fli gjumë!”. Për rreth 16 % nga 2 000 familjet e pyetura, dërgimi i një mesazhi është e vetmja mënyrë për t’u dëgjuar nga fëmijët e tyre dhe nëse ata fillojnë një bisedë ballë për ballë, do të përfundojë me mosmarrëveshje.

-Advertisement-

Një në katër familje konfirmon se të komunikosh nëpërmjet mesazheve me tekst apo përmes mesazheve të menjëhershme është shumë argëtuese. Mes këtyre mesazheve, britanikët shkëmbejnë të paktën 96 mesazhe duke përfshirë një foto dhe 100 emoji çdo muaj me njerëzit që ndodhen në të njëjtën shtëpi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera