Lifestyle

Studimi i ri zbulon cilët i preferojnë prindërit më shumë: djemtë apo vajzat

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 06 October 2017

Një studim i ri nga Shkolla Rutgers e Biznesit ka kryer hulumtime të ndryshme për të kuptuar nëse është e vërtetë se nënat i favorizojnë vajzat dhe baballarët i favorizojnë djemtë.

Me publikimin e zbulimeve të tyre në ‘Journal of Consumer Psychology’, Rutgers ka treguar se prindërit vërtet kanë tendenca ta favorizojnë fëmijën e të njëjtës gjini me ta, e ky favorizim ndodh në veçanti në një aspekt të rëndësishëm: në para, transmeton Telegrafi.

Edhe pse mbi 90 për qind të prindërve të anketuar nga profesorët e Rutgers kishin pohuar se nuk e favorizojnë asnjërin fëmijë më shumë se tjetrin, sa i përket çështjeve financiare duket se ekzistojnë favorizime të ndryshme.

-Advertisement-

Sipas rezultate të katër eksperimenteve të ndryshme, të kryera në kultura të ndryshme, nënat janë më të prira të investojnë më shumë para në vajzat e tyre, njëjtë sikurse baballarët që janë më të prirë të investojnë më shumë në djemtë e tyre.

Hulumtuesit gjithashtu kanë treguar se ky favorizim ndodh edhe në vende të punës. Pra, nëse një femër është përgjegjëse për ngritjen në pozitë të dikujt, ajo më para e zgjedhë një femër tjetër sesa një mashkull, dhe e njëjta ndodh edhe kur meshkujt janë vendimmarrës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera