Lifestyle

Studimi i ri: Tatuazhet e forcojnë imunitetin

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 08 February 2018

Tatuazhet shpesh e kanë një reputacion të keq për shkak të shumë paragjykimeve që lidhen me to, por me sa duket njerëzit që i kanë ato mund t’i kenë disa përfitime shëndetësore, sipas një studimi të publikuar këtë vit në American Journal of Human Biology.

Studiuesit zbuluan se tatuazhet mund të kenë efekte pozitive në sistemin imunitar të njerëzve, duke i rritur gjasat për të luftuar më mirë kundër infeksioneve të ndryshme, transmeton koha.net.

Hulumtuesit e studiuan një grup njerëzish për mostrat e pështymës të të cilëve i mblodhën para dhe pas bërjes së tatuazheve, dhe i matën në to nivelet e imunoglobulinës A dhe kortizolit, hormonit të stresit.

-Advertisement-

Edhe pse niveli i imunoglobulinës ishte ulur ndjeshëm tek ata që e kishin bërë tatuazhin e tyre të parë, tek personat të cilët tashmë i kishin tatuazhet nuk ishte vënë re ndonjë ulje e madhe e këtyre antitrupave.

Shkencëtarët erdhën në përfundimin se kjo do të thotë se trupi i këtyre personave kishte zhvilluar imunitet më të madh, dhe se vizatimi i tatuazheve e kishte forcuar trupin e tyre.

Edhe pse kjo nuk do të thotë se personat të cilët nuk kanë tatuazhe duhet të bëjnë tatuazhe, por se ata që tashmë kanë ngjyrë në trupin e tyre tani mund të ndihen më të kënaqur me shtojcën e tyre dekorative.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera