Shëndetësi

Studimi i ri: Foshnjat flenë më mirë larg dhomës së prindërve

Autori: Gazeta inFokus 09:04 | 05 September 2017

Foshnjat që flenë në dhoma të ndara me prindërit e tyre, kanë orë gjumi më të hershëm, kanë më pak kohë për të qeshur dhe flenë shumë më shpejt.

Kështu thotë studimi i ri nga spitali i fëmijëve i Filadelfias, ku konfirmon po ashtu se fjetja e fëmijëve larg dhomës së prindërve i bënë ata të bëjnë gjumë më të shëndetshëm, transmeton Klan Kosova.

Tutje thuhet se foshnjet gjithashtu kanë më pak të ngjarë të kërkojnë ushqim gjatë natës.

-Advertisement-

Por ky zbulim del në kundërshtim me udhëzimet e Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP), e cila rekomandon që foshnjat të flejnë në të njëjtën dhomë si prindërit e tyre për të paktën gjashtë muajt e parë për të zvogëluar rrezikun e sindromës së papritur të vdekjes së foshnjave (SIDS).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera