Lifestyle

Studimi që habiti të gjithë! Në shekullin e XXI të rinjtë nuk po bëjnë më seks

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 15 June 2020

Të rinjtë amerikanë në shekullin XXI po bëjnë më pak seks, veçanërisht meshkujt, ka zbuluar një studim i ri.

Studiuesit zbuluan se gati një në tre burra midis moshës 18 dhe 24 vjeç janë shprehur se nuk kanë kryer fare seks gjatë vitit të kaluar.

Midis viteve 2000 dhe 2018, mungesa e aktivitetit seksual, ose pasiviteti seksual është rritur për meshkujt dhe femrat e moshës 25-34 vjeç.

-Advertisement-

Ekipi, i udhëhequr nga Instituti Karolinska, në Stokholm, Suedi, ka deklaruar se arsyet e mundshme për rënien e frekuencës seksuale mund të përfshijnë stresin e punës si dhe mbizotërimin e formave të tjera të argëtimit siç janë lojërat-video.

Studimi i botuar në JAMA Network Open përfshiu 10,000 meshkuj dhe gra midis moshës 18-44 vjeç.

Në pyetsor ishin pyetje për shpeshëtinë seksuale në vitin e kaluar dhe numrin e partnerëve seksual.

Më pas studiuesit krahasuan rezultatet nga 2000-2002 me ato nga 2016-2018.

Ata zbuluan se përqindja e të rinjtë nga mosha 18-24 vjeç që nuk kishin bërë seks vitin e kaluar ishte rritur në mënyrë dramatike. Në studimin e viteve 2000-2002 ishte 18% ndërsa në vitet 2018-2018 ishte rritur në 30.9 %.

Në përgjithësi duke përfshirë çdo grupmoshë u zbulua se gjatë viteve 20016-2018, 16% të anketuarëve kishin më pak aktivitet seksual, ndërsa gjatë viteve 2000-2002 vetëm 9.5 e të anketuarëve kishin më pak aktivitet seksual.

Burrat që ishin të papunë ose kishin të ardhura më të vogla kishin më shumë të ngjarë të ishin seksualisht joaktiv. E njëjta gjë ndodh edhe me studentët meshkuj dhe femra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera