Lajme

Studimi që flet se sa vite mund të zgjasë imuniteti ndaj Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 21:01 | 17 November 2020

Sa mund të zgjasë imuniteti ndaj koronavirusit? Me vite, ndoshta edhe me dekada sipas studimit të fundit. Kjo është një ndër lajmet më të mira që mund të rritë gjasat për imunitet të tufës.

Tetë muaj pas infektimit, shumica e njerëzve që janë shëruar ende kanë qeliza të mjaftueshme të imunitetit për të luftuar virusin dhe për të mbajtur larg sëmundjen, shkruan NY Times.

Të dhënat tregojnë që qelizat mund të qëndrojnë në trup për një kohë të gjatë, ndoshta edhe për disa vite.

-Advertisement-

Studimi, i cili është i publikuar online, është më i detajuari rreth imunitetit ndaj virusit të ri.

“Kjo sasi e kujtesës ka të ngjarë të parandalojë shumicën dërrmuese të njerëzve që të marrin sëmundje të shtruar në spital, sëmundje të rëndë, për shumë vite,” tha Shan Crotty, një virolog në Institutin e Imunologjisë La Jolla, i cili bashkë-drejtoi studimin e ri.

Gjetjet mund të jenë një zbulim i madh për ekspertët që janë të shqetësuar se imuniteti nuk mund të zgjaste dhe se vaksina është zgjidhja e vetme.

Një studim tjetër i javës së kaluar gjeti se njerëzit që janë shëruar ende kanë qeliza të fuqishme të imunitetit edhe kur anti-trupat nuk janë të detektueshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera