Studimi: Një partner i lumtur, sjell jetë më të shëndetshme për të dy
Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 12 February 2020
Sipas një studimi të fundit duket se dhe shkenca mbështet thënien “kur ke grua të lumtur, ke jetë të lumtur.”
Kërkimi i Universitetit të Michigan zbuloi se ata që janë optimistë ndikojnë në shëndetin e partnerëve të tyre dhe mbajnë larg faktorë që ndikojnë në zhvillimin e gjendjeve si Alzheimer, demenca dhe degradimi konjitiv teksa bëhen më të moshuar.
“Ne kalojmë shumë kohë me partnerin tonë dhe ata mund të na nxisim të jemi më aktivë, të hamë më shëndetshëm dhe të na kujtojnë të marrim rregullisht ilaçet” thotë profesori i psikologjisë William Chopik. “Kur partneri ynë është optimist e i shëndetshëm kjo mund të përkthehet në rezultate të shëndetshme dhe për jetën tonë. Kështu ne mund të kemi një të ardhme më të bukur dhe të mbajmë larg sëmundjet e degradimit konjitiv”.
Një partner optimist mund të na inkurajojë të hamë sallatë me ushqimin, të stërvitemi dhe të krijojë stile më të shëndetshme jetese. Doktori shton:
“Ne zbuluam se kur marrim në konsideratë faktorët e riskut që parashikojnë sëmundje si Alzheimer e demenca, ato kanë të bëjnë me stilin e shëndetshëm të jetesës. Ruajtja e një peshe optimale dhe aktiviteti fizik janë faktorë të rëndësishëm, dhe njerëzit e martuar gjithnjë shënojnë më shumë pikë se beqarët në to”.
Nga faktorët negativë, Chopik shton: “ka disa sugjerime se njerëzit nganjëherë mund të jenë xhelozë për cilësitë e partnerëve të tyre apo reagojnë keq ndaj dikujt që përpiqet t’i kontrollojë, por kjo balancohet me studime të tjera që thonë se të jesh optimist të bën ta perceptosh dhe marrdhënien në çift në dritë pozitive”.
Studimi tregon gjithashtu se kur anëtarët e çiftit kujtojnë eksperiencat e përbashkëta, detaje të reja dalin nga kujtimet e tyre që pasurojnë lidhjen.
Të tjera
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...