Shëndetësi

Studimi/ “Më shumë se gjysma e produkteve kozmetike përmbajnë kimikate toksike”

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 17 June 2021

Studiues nga Universiteti Notre Dame testuan më shumë se 200 produkte kozmetike, ku gjetën përmbajtje të larta të kimikateve toksike të PFAS në rreth 52 për qind të tyre.

Për pasojë, ka gjasa që më shumë se gjysma e produkteve të njohura kozmetike që shiten në SHBA dhe Kanada, të përmbajë nivele të larta të kimikateve toksike, të quajtura substanca polifluoroalkil (PFAS).

Ky studim ka ngritur shqetësime. Disa studime të mëparshme e kanë parë PFAS si shkaktaren e disa sëmundjeve, që përfshijnë kancerin e veshkave, kancerin e testikujve, hipertensionin, sëmundjen e tiroides, peshën e ulët tek foshnjat e sapolindura dhe imunotoksicitetin tek fëmijët.

-Advertisement-

Profesor Graham Pizli, i cili ka drejtuar studimin, sqaroi se: “PFAS është një kimikat i qëndrueshëm, kur futet në sistemin e qarkullimit të gjakut, ai qëndron atje dhe grumbullohet. Gjithashtu ekziston rreziku shtesë i ndotjes së mjedisit, që ka të bëjë me prodhimin dhe asgjësimin e këtyre produkteve, i cili mund të prekë shumë më tepër njerëz”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera